Si ndryshon shikimi me kalimin e moshës dhe si t’i mbroni sytë

shendetesi

Me kalimin e viteve, shikimi mund të dobësohet, duke sjellë vështirësi në lexim, dallimin e ngjyrave dhe përshtatjen me dritën. Pas moshës 40-vjeçare, këto ndryshime bëhen më të zakonshme, ndërsa rritet rreziku për katarakt, glaukomë dhe degjenerim makular. Shenjat që duhen mbajtur nën vëzhgim përfshijnë shikimin e turbullt, tharjen e syve dhe shfaqjen e pikave […]

Madhësia e shkronjave

Me kalimin e viteve, shikimi mund të dobësohet, duke sjellë vështirësi në lexim, dallimin e ngjyrave dhe përshtatjen me dritën.

Pas moshës 40-vjeçare, këto ndryshime bëhen më të zakonshme, ndërsa rritet rreziku për katarakt, glaukomë dhe degjenerim makular.

Shenjat që duhen mbajtur nën vëzhgim përfshijnë shikimin e turbullt, tharjen e syve dhe shfaqjen e pikave ose shkëndijave të dritës, shkruan DailyMail.

Nëse këto të fundit shfaqen papritur, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore, pasi mund të sinjalizojnë dëmtim të retinës.

Për të mbrojtur shikimin, rekomandohet ushqyerje e shëndetshme, shmangia e duhanit, përdorimi i syzeve të diellit dhe kontrolli i diabetit dhe tensionit të lartë.

Pas moshës 65-vjeçare, këshillohet kontrolli i syve të paktën një herë në vit, për të zbuluar herët problemet dhe për të parandaluar humbjen e shikimit. /Telegrafi/