Mërgim Vojvoda ishte lojtari i Udineses që zhvilloi më së shumti minuta gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, pasi mbrojtësi kosovar ishte aktiv në të katër përballjet e Kosovës.
Në total, nëntë futbollistë të Udineses ishin grumbulluar me kombëtaret e tyre, por vetëm disa prej tyre patën minuta në fushë. Vojvoda ishte ai që u angazhua më së shumti, duke luajtur plot 360 minuta me fanellën e Kosovës.
“Katër nga nëntë lojtarët e thirrur në ekipet kombëtare nuk u futën në fushë as për një minutë. Lojtari më i lodhur ishte padyshim Vojvoda, të cilin trajneri i Kosovës e futi në aksion si titullar në të katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, pa u nxjerrë kurrë nga fusha”, shkruan të mërkurën “Tuttomercatoweb”.
Mbrojtësi 31-vjeçar ka qenë një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kosovës në vitet e fundit dhe tashmë është futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e “Dardanëve”.
Vojvoda debutoi për Kosovën në vitin 2017 dhe deri më tani ka zhvilluar 70 ndeshje me fanellën e Kombëtares.
Përndryshe, pranë Vojvodës që nuk u larguan nga fusha ishin edhe dyshja mbrojtëse Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi./Telegrafi/






