Shiroka-Pula pas propozimit për presidente nga Kurti: Kam mysafirë nga Sarajeva

Nacionale

Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar pak momente më parë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të Republikës së Kosovës. Pas propozimit, Shiroka-Pula nuk ka treguar nëse do ta pranojë kandidaturën për këtë post. E kontaktuar nga RTV Dukagjini, ajo ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke mos komentuar propozimin e Kurtit. “Kam mysafirë […]

Madhësia e shkronjave

Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar pak momente më parë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për presidente të Republikës së Kosovës.

Pas propozimit, Shiroka-Pula nuk ka treguar nëse do ta pranojë kandidaturën për këtë post.

E kontaktuar nga RTV Dukagjini, ajo ka dhënë një përgjigje të shkurtër, duke mos komentuar propozimin e Kurtit.

“Kam mysafirë nga Sarajeva”, ka thënë Shiroka-Pula.

Ajo aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), ndërsa më herët ka ushtruar edhe funksionin e ministres së Energjisë dhe Minierave dhe ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.