Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll, vdes një nxënës dhe lëndohen tetë tjerë

Bota

Një nxënës që ishte plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në lagjen Başakşehir të Stambollit ka vdekur, njoftoi ministri turk i Arsimit, Yusuf Tekin. Në sulmin në shkollën Kayaşehir Sheikh Shamil Imam Hatip u plagosën gjithsej tetë nxënës, ndërsa autoritetet fillimisht raportuan se njëri prej tyre ishte në gjendje […]

Madhësia e shkronjave

Një nxënës që ishte plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në lagjen Başakşehir të Stambollit ka vdekur, njoftoi ministri turk i Arsimit, Yusuf Tekin.

Në sulmin në shkollën Kayaşehir Sheikh Shamil Imam Hatip u plagosën gjithsej tetë nxënës, ndërsa autoritetet fillimisht raportuan se njëri prej tyre ishte në gjendje kritike dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.

Sipas autoriteteve, një vajzë e lindur në vitin 2011, nxënëse e një shkolle të mesme në Küçükçekmece, hyri në oborrin e shkollës në Kayabaşı dhe sulmoi me thikë nxënësit në mënyrë të rastësishme.

Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, tha se e dyshuara jetonte në të njëjtën lagje dhe kishte hyrë në shkollë e veshur me uniformë. Ajo u ndalua nga personeli i sigurisë dhe iu dorëzua policisë.

Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa autoritetet thanë se pesë nxënës kishin plagë të lehta dhe pritej të përfundonin trajtimin gjatë ditës. Dy të tjerë po vazhdonin trajtimin dhe gjendja e tyre po përmirësohej. /Telegrafi/