Pas një diskutimi ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe komandantit të Policisë së Kosovës, Fatmir Balaj, njësitet speciale të Policisë janë tërhequr nga disa prej korridoreveësuar që protestuesit të mblidhen sërish në shesh, pas tensioneve dhe përplasjeve të pranë sheshit “Skënderbeu”.
Tërheqja e njësive policore ka mundësuar që protestuesit të mblidhen sërish në shesh, pas tensioneve dhe përplasjeve të mëhershme.

Komandanti i Policisë, Fatmir Balaj, u ka bërë të ditur protestuesve se nuk do të tolerohen persona të maskuar gjatë protestës.
“Nuk tolerojmë njerëz me maska”, ka deklaruar Balaj.
Situata në sheshin “Skënderbeu” vjen pas përplasjeve ndërmjet Policisë dhe protestuesve, gjatë të cilave pati edhe përdorim të gazit lotsjellës.





