Mbështetjen për protestën dhe kërkesën për miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së e kanë shprehur:
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”;
Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren;
Organizata studentore “Unioni Demokratik Studentor”;
Këshilli Studentor i Fakultetit Juridik të UP-së;
Këshilli Studentor i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit;
Këshilli i Studentëve i Fakultetit Filozofik.
Përmes shpërndarjes së thirrjes për protestë, përfaqësuesit studentorë u janë bashkuar mobilizimit për pjesëmarrje dhe kërkesës drejtuar deputetëve për miratimin e ligjit.
“Ligji për UÇK-në duhet të kalojë sot!”, është mesazhi i afishes së protestës, e cila është shpërndarë edhe nga përfaqësuesit studentorë.
Tubimi zhvillohet në mëngjesin kur Kuvendi pritet të mblidhet për shqyrtimin e projektligjit.
Ndërkohë, organizatori Çlirim Haziri ka njoftuar se protestuesit do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në shesh, për t’i pritur deputetët para fillimit të seancës.
Mbështetja e strukturave studentore i bashkohet kërkesës së protestuesve, të cilët prej 19 ditësh po kërkojnë miratimin e ligjit që mbron UÇK-në dhe çlirimtarët. /Telegrafi/






