Dasma e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës ka mbledhur në një prej restoranteve të njohura në Prishtinë familjarë, miq dhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar.
Në mesin e të ftuarve janë parë edhe ish-opinionistja e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, producentja Olsa Muhameti dhe disa ish-konkurrentë si: Klodian Mihaj, Londrim Mekaj dhe Benita Zena.

Përveç atmosferës festive, prania e tyre ka sjellë edhe një tjetër moment interesant, pasi të gjithë kanë qenë pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
Ish-banorët janë shfaqur së bashku në festën e çiftit, duke dëshmuar se miqësitë e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme kanë vazhduar edhe pas përfundimit të spektaklit.
Ndërkohë, dasma e Kushtrimit dhe Aurorës po vazhdon me muzikë, atmosferë festive dhe praninë e njerëzve të tyre më të afërt, në një mbrëmje të veçantë për çiftin.
Kushtrimi dhe Aurora i dhanë sot fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre dhe duke nisur një kapitull të ri së bashku.
Dasma nisi me traditën e marrjes së nuses e më pas edhe kurorëzimi në Prishtinë. /Telegrafi/





