Ferizaj ndan rrugët me Alban Dragushën

Sport

Ferizaj ka bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha. Klubi dhe trajneri kanë vendosur të ndajnë rrugët pas një marrëveshjeje të përbashkët, duke i dhënë fund bashkëpunimit në këtë fazë. Klubi nga Ferizajt e ka falënderuar për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë qëndrimit të tij në skuadër. Ferizaj, përmes […]

Madhësia e shkronjave

Ferizaj ka bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha.

Klubi dhe trajneri kanë vendosur të ndajnë rrugët pas një marrëveshjeje të përbashkët, duke i dhënë fund bashkëpunimit në këtë fazë.

Klubi nga Ferizajt e ka falënderuar për punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë qëndrimit të tij në skuadër.

Ferizaj, përmes njoftimit zyrtar, i ka uruar Dragushës suksese në vazhdim të karrierës dhe ka theksuar se ai do ta ketë gjithmonë respektin e klubit. /Telegrafi/