Kane nuk ngopet me 7-0: Duam t’i tregojmë gjithë Evropës se çfarë ekipi jemi

Sport

Harry Kane u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të mos e ulin ritmin, por të vazhdojnë të tregojnë forcën e Anglisë në skenën evropiane, pas fitores së thellë 7-0 ndaj Kroacisë. Anglia dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme në Rijeka, duke e mposhtur Kroacinë me rezultat 7-0 në kuadër të Ligës së Kombeve. Kane […]

Madhësia e shkronjave

Harry Kane u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij që të mos e ulin ritmin, por të vazhdojnë të tregojnë forcën e Anglisë në skenën evropiane, pas fitores së thellë 7-0 ndaj Kroacisë.

Anglia dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme në Rijeka, duke e mposhtur Kroacinë me rezultat 7-0 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kane ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj fitoreje, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel aktualisht renditet e dyta në grup, pas Spanjës, kampiones së botës dhe Evropës.

Megjithatë, “Tre Luanët” janë në pozitë të mirë për të siguruar kualifikimin në çerekfinale, pasi kanë grumbulluar gjashtë pikë në tri ndeshjet e para.

Kane beson se Liga e Kombeve është një mundësi e rëndësishme për Anglinë për t’u përballur rregullisht me kombëtaret më të forta të Evropës dhe për t’u përgatitur sa më mirë për Kampionatin Evropian të ardhshëm.

“Ne kemi folur për këtë pas Botërorit. Do të ishte e lehtë që ndoshta ta ulnim ritmin në këtë Ligë të Kombeve dhe thjesht të përgatiteshim për Evropianin”.

“Por mendoj se pjesa që na ka munguar më së shumti si ekip deri tani është të luajmë rregullisht kundër kombëtareve të mëdha”.

“Nëse përfundojmë në dy vendet e para të grupit, do të luajmë në çerekfinale kundër një prej kombëtareve të mëdha, më pas në gjysmëfinale dhe finale vitin e ardhshëm”.

“Të gjitha këto janë përgatitje shumë të mira për Evropianin pas disa vitesh”.

“Për ne, nuk është koha për ta ulur ritmin. Është koha për ta shtuar atë dhe për t’i treguar jo vetëm vetes, por gjithë Evropës, se jemi një ekip vërtet dominues. Paraqitje si kjo e sontmja padyshim se e tregojnë këtë”, deklaroi Kane. /Telegrafi/