“Pasqyra e Flamingos”, Rama prezanton platformën e re: Dosjet që do të publikohen

Nacionale

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këtë të shtunë prezantoi platformën e re “FLAMINGO MIRROR”, i cili u shpreh se në këtë platformë do të publikohen dosje dhe dokumente të rëndësishme qeveritare, me synimin që qytetarët të kenë akses dhe të informohen drejtpërdrejt mbi përmbajtjen e tyre. Ai theksoi se “Flamingo Mirror” do të nisë me […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama këtë të shtunë prezantoi platformën e re “FLAMINGO MIRROR”, i cili u shpreh se në këtë platformë do të publikohen dosje dhe dokumente të rëndësishme qeveritare, me synimin që qytetarët të kenë akses dhe të informohen drejtpërdrejt mbi përmbajtjen e tyre.

Ai theksoi se “Flamingo Mirror” do të nisë me publikimin e dosjes “Sazan-Zvërnec”, duke e cilësuar atë si një nga çështjet me interes më të madh, duke e lidhur atë me protestat.

“Kjo sot është reflektim nga protesta që nisi në qershor, dhe nga ana tjetër si domosdoshmëri e një kohe të re kur faktet janë gjithmonë e më shumë në presionin e madh të reve, dezinformimit dhe gjysmë të vërtetave.

E kemi quajtur “Pasqyra Flamingio” patjetër që nuk mund të mos niste me dosjen më tërheqëse, “Sazan-Zvërnec”. Është një burim i cili do t’i shërbejë të gjithëve qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria por se çfarë është e shkruar në dokumentet zyrtare.

Nga ana tjetër, është e qartë që në këtë pasqyrë do të vendosim vijimësisht çdo dosje qeveritare me ndjeshmëri të posaçme.

Po përgatisim disa tema të tjera. Shumë shpejt do të publikojmë dosjen e KAYO-s. Po ashtu, Milot-Balldreni është një tjetër temë, e cila është diskutuar sipas nesh, trillime, gjysmë të vërteta, informacione të paverifikuara dhe pastaj faktet janë vendosur nën presionin e madh që vjen nga një botë, e cila varet nga çfarë thuhet, jo nga si dhe sa verifikohet”, tha Rama./Euronews Albania