Robotë humanoidë kinezë, të veshur me veshje tradicionale saudite, kanë performuar kërcimin tradicional Ardah gjatë një eventi në Riad, duke befasuar të pranishmit.
Videoja e performancës së sinkronizuar është bërë virale në rrjetet sociale.

Performanca u zhvillua në një pritje të organizuar nga Ambasada e Kinës në Riad.
Robotët mbanin shpata ceremoniale dhe kryen lëvizje të sinkronizuara nën ritmin e daulleve tradicionale.
Në aktivitet ishin të pranishëm edhe kryebashkiaku i rajonit të Riadit, Princi Faisal bin Abdulaziz bin Ayyaf Al-Muqrin, dhe ambasadori kinez në Arabinë Saudite, Chang Hua.
Ardah është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore saudite dhe zakonisht interpretohet nga grupe burrash me shpata, të shoqëruar nga daulle dhe poezi tradicionale.
Performanca shkaktoi reagime të shumta online. Disa përdorues vlerësuan lëvizjet e sakta të robotëve si dëshmi të përparimit të Kinës në robotikë dhe Al, ndërsa të tjerë debatuan nëse robotët mund të përcjellin vërtet kuptimin dhe shpirtin kulturor të Ardah. /Telegrafi/





