Gjini për shkarkimin e Isufajt: Hap drejt totalitarizmit

Nacionale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka reaguar ndaj shkarkimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke e cilësuar këtë vendim si një nga veprimet më të gabuara të pushtetit. Gjini ka deklaruar se, sipas tij, Kosova ka bërë një hap drejt totalitarizmit, ndërsa ka kritikuar qeverisjen aktuale për mënyrën […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka reaguar ndaj shkarkimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke e cilësuar këtë vendim si një nga veprimet më të gabuara të pushtetit.

Gjini ka deklaruar se, sipas tij, Kosova ka bërë një hap drejt totalitarizmit, ndërsa ka kritikuar qeverisjen aktuale për mënyrën se si po i trajton institucionet e drejtësisë.

Ai ka akuzuar pushtetin për mbrojtje të personave që, sipas tij, duhet të përballen me drejtësinë.

Kreu i AAK-së ka thënë se qytetarët do ta rikthejnë, siç është shprehur ai, qeverisjen demokratike, përgjegjësinë institucionale dhe sundimin e ligjit.

Gjini ka paralajmëruar gjithashtu se, sipas tij, kjo mënyrë e qeverisjes do të ketë kosto për qytetarët.