Kamenica intensifikon kontrollet ndaj ndërtimeve pa leje dhe ndotjes së mjedisit

Rajon

Inspektorati i Komunës së Kamenicës ka intensifikuar kontrollet në terren, me fokus në ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e mjedisit. Sipas njoftimit të Komunës, kontrollet do të përqendrohen veçanërisht te ndërtimet pa leje, me vëmendje të shtuar ndaj shtëpizave malore. Po ashtu, inspektorët do të ndërmarrin kontrolle për parandalimin e ndotjes së mjedisit nga bizneset […]

Madhësia e shkronjave

Inspektorati i Komunës së Kamenicës ka intensifikuar kontrollet në terren, me fokus në ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e mjedisit.

Sipas njoftimit të Komunës, kontrollet do të përqendrohen veçanërisht te ndërtimet pa leje, me vëmendje të shtuar ndaj shtëpizave malore.

Po ashtu, inspektorët do të ndërmarrin kontrolle për parandalimin e ndotjes së mjedisit nga bizneset dhe personat fizikë.

Komuna ka paralajmëruar masa ndëshkuese për ata që nuk i respektojnë kërkesat ligjore.

“Shkelësit që nuk i respektojnë kërkesat ligjore do të përballen me masa ndëshkuese dhe gjoba, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Në fund, Inspektorati u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë dispozitat ligjore dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit.

“Respekto ligjin! Ruaje mjedisin!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës. /Telegrafi/