Kosova ka barazuar 0-0 ndaj Izraelit, në kuadër të ndeshjes së tretë të Grupit B të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” patën disa raste për të shënuar, por edhe Izraeli krijoi mundësi të mira, ndaj barazimi në fund ishte një rezultat real, duke marrë parasysh rrjedhën e takimit.

Lumbardh Dellova ishte lojtari më i mirë i ndeshjes për Kosovën, sipas
Pas tij, vlerësime të larta morën edhe Milot Avdyli (7.6), Amir Saipi (7.4), Ilir Krasniqi (7.4) dhe Mërgim Vojvoda (7.4).
Edon Zhegrova, i cili u inkuadrua në fushë vetëm në 15 minutat e fundit, mori vlerësimin 7.3, ndërsa edhe Dion Gallapeni (7.2) pati një paraqitje pozitive pas inkuadrimit nga banka rezervë.
Në anën tjetër, Muharrem Jashari (6.2), Fisnik Asllani (6.3), Albion Rrahmani (6.4) dhe Valmir Matoshi (6.4) ishin lojtarët me vlerësimet më të ulëta te Kosova.
Kosova pas këtij barazimi vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kombeve, ndërsa ndeshja e radhës do të jetë ndaj Austrisë. /Telegrafi/





