Tesla Model 3 pajiset me një ekran më të madh

Teknologji

Tesla ka prezantuar një përditësim të ri për Model 3 në tregun kinez, duke zëvendësuar ekranin 15.4-inç me një ekran të ri 16-inç. Ekrani i ri ofron rezolucion më të lartë dhe një frekuencë më të mirë rifreskimi, duke përmirësuar përvojën gjatë përdorimit të sistemit multimedial. Por, për momentin, ky përmirësim thuhet se është i […]

Madhësia e shkronjave

Tesla ka prezantuar një përditësim të ri për Model 3 në tregun kinez, duke zëvendësuar ekranin 15.4-inç me një ekran të ri 16-inç.

Ekrani i ri ofron rezolucion më të lartë dhe një frekuencë më të mirë rifreskimi, duke përmirësuar përvojën gjatë përdorimit të sistemit multimedial.

Por, për momentin, ky përmirësim thuhet se është i kufizuar vetëm për Model 3 të shitura në Kinë.

Siç theksohet më tej, Tesla ende e liston Model 3 me ekran 15.4-inç në faqet e saj për Evropën dhe SHBA-në.

Sidoqoftë, pritet që Tesla ta zgjerojë këtë përditësim edhe në tregjet e tjera në të ardhmen. /Telegrafi/