“A e ke përdorur muzikën për femrat” – rikthehet në vëmendja intervista e famshme e Adi Hilës dhe pyetja provokuese që i ishte bërë

Magazina

Pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime që kanë përfshirë kompozitorin e njohur Adrian Hila, në rrjetet sociale është rikthyer në vëmendje një intervistë e tij e realizuar disa vite më parë. Bëhet fjalë për një intervistë në emisionin e Turjan Hyskajt, ku moderatori i kishte drejtuar Hilës një pyetje provokuese lidhur me përdorimin […]

Madhësia e shkronjave

Pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime që kanë përfshirë kompozitorin e njohur Adrian Hila, në rrjetet sociale është rikthyer në vëmendje një intervistë e tij e realizuar disa vite më parë.

Bëhet fjalë për një intervistë në emisionin e Turjan Hyskajt, ku moderatori i kishte drejtuar Hilës një pyetje provokuese lidhur me përdorimin e muzikës për të joshur femrat.

“E ke përdorur ndonjëherë muzikën për të joshur femrat?”, e kishte pyetur Turjan Hyskaj.

Kompozitori ishte përgjigjur shkurt: “Asnjëherë”.

Mirëpo, përgjigjja e tij kishte nxitur një tjetër reagim nga moderatori, i cili e kishte përsëritur pyetjen me një dozë dyshimi: “Asnjëherë?”.

Në këtë moment, Hila kishte zgjedhur një përgjigje me nota humori, duke thënë: “Pas kuintave ta shpjegoj”.

Kjo pjesë e intervistës është rikthyer tashmë në qarkullim në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve në kontekstin e zhvillimeve të fundit.

Intervista është realizuar shumë vite më parë dhe përgjigjja e kompozitorit në atë kohë ishte dhënë në kuadër të një bisede televizive me natyrë argëtuese. /Telegrafi/