Çfarë thonë bastet për zgjedhjet amerikane?

Bota

Demokratët rrisin ndjeshëm gjasat për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Demokratët kanë rritur ndjeshëm gjasat e tyre në tregjet e parashikimeve për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së pas zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në nëntor. Sipas Polymarket, mundësia që demokratët të sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve […]

Madhësia e shkronjave

Demokratët rrisin ndjeshëm gjasat për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Demokratët kanë rritur ndjeshëm gjasat e tyre në tregjet e parashikimeve për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së pas zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në nëntor.

Sipas Polymarket, mundësia që demokratët të sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve aktualisht vlerësohet në rreth 93 për qind.

Tregu i parashikimeve nuk përbën sondazh zgjedhor dhe përqindja pasqyron çmimin e kontratave të tregtuara nga pjesëmarrësit në platformë.

Zgjedhjet e mesmandatit do të përcaktojnë përbërjen e re të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, ndërsa votimi është planifikuar për nëntor.

Ndryshe, republikanët kontrollojnë te dy Dhomat e Përfaqësuesve – Kongresin dhe Senatin amerikan. /Telegrafi/