Dy liderët pritet të mbajnë rreth orës 17:00 një konferencë të përbashkët për mediat. Mandej agjenda e shefes së ekzekutivit të Europës do të vijojë me takimin me Presidentin Bajram Begaj, rreth orës 18:30.
Vizita e Presidentes së Komisionit Europian vjen në një moment kur mediat ndërkombëtare njoftojnë se Brukseli po përgatitet të jetë më konkret, me data dhe afate, në raport me disa vende kandidate, si Shqipëria, Mali i Zi, Ukraina dhe Moldavia.
Ndërkohë disa protestues shkuan në drejtim të kryeministrisë në shenjë proteste, por policia ka marrë masa dhe ka vendosur kordon sigurie tek ura te bulevadardi “Dëshmorët e Kombit“ për të mos lejuar kalimin e tyre në drejtim të godinës qeveritare.






