Ronaldo shpërthen ndaj Jorge Jesus, kërkon takim urgjent me drejtuesit e Portugalisë

Sport

Cristiano Ronaldo është jashtëzakonisht i pakënaqur me mënyrën se si është menaxhuar situata e tij nga trajneri Jorge Jesus dhe Federata Portugeze e Futbollit (FPF), raporton Record. Sipas mediumit portugez, përplasja ka ardhur pas shkeljes së një marrëveshjeje të mëparshme mes Ronaldos dhe Jorge Jesusit para pauzës ndërkombëtare. Fillimisht, kapiteni 41-vjeçar dhe trajneri kishin rënë […]

Madhësia e shkronjave

Cristiano Ronaldo është jashtëzakonisht i pakënaqur me mënyrën se si është menaxhuar situata e tij nga trajneri Jorge Jesus dhe Federata Portugeze e Futbollit (FPF), raporton Record.

Sipas mediumit portugez, përplasja ka ardhur pas shkeljes së një marrëveshjeje të mëparshme mes Ronaldos dhe Jorge Jesusit para pauzës ndërkombëtare. Fillimisht, kapiteni 41-vjeçar dhe trajneri kishin rënë dakord që Ronaldo të luante në të dyja ndeshjet e Portugalisë që zhvilloheshin në shtëpi.

Megjithatë, Jorge Jesus ndryshoi planin dhe kërkoi që sulmuesi të ishte në dispozicion edhe për përballjen ndaj Norvegjisë, me kushtin që të aktivizohej gjatë pjesës së dytë.

Në fund, ky zëvendësim nuk ndodhi dhe superylli portugez e ndoqi të gjithë ndeshjen nga banka rezervë. Stafi teknik e arsyetoi vendimin me kërkesat taktike të diktuara nga rrjedha e lojës.

Ronaldo thuhet se ishte shumë i pakënaqur me mënyrën se si u trajtua situata dhe me premtimin e pambajtur nga trajneri.

Sipas Record, 41-vjeçari ka kërkuar një takim kokë më kokë me Jorge Jesusin dhe drejtuesit e FPF-së, me synim që të sqarojë situatën dhe të sigurohet se vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e projektit të kombëtares portugeze.

Ronaldo nuk kishte mbetur në bankën rezervë për 90 minuta në një ndeshje të Portugalisë që nga viti 2008, duke i dhënë edhe më shumë peshë situatës së krijuar ndaj Norvegjisë./Telegrafi/