BQK organizon aksion për dhurimin vullnetar të gjakut, promovon solidaritetin dhe përgjegjësinë sociale

Nacionale

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka organizuar një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut nga personeli i saj, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut. Sipas BQK-së, nisma është organizuar në kuadër të angazhimit të institucionit për promovimin e vlerave humane dhe përgjegjësisë shoqërore. Punonjësit e BQK-së i janë përgjigjur […]

Madhësia e shkronjave

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka organizuar një aktivitet për dhurimin vullnetar të gjakut nga personeli i saj, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Sipas BQK-së, nisma është organizuar në kuadër të angazhimit të institucionit për promovimin e vlerave humane dhe përgjegjësisë shoqërore.

Punonjësit e BQK-së i janë përgjigjur aksionit humanitar, duke dhuruar gjak dhe duke kontribuar në një kauzë që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Me rastin e nisjes së aktivitetit, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, vlerësoi angazhimin vullnetar të personelit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit.

Sipas tij, krahas profesionalizmit dhe përgjegjësisë në përmbushjen e mandatit institucional, solidariteti, integriteti dhe përgjegjësia sociale janë ndër vlerat që BQK synon t’i kultivojë brenda institucionit.

“Dhurimi vullnetar i gjakut është një akt i veçantë humanizmi, që e shndërron solidaritetin në kontribut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e njerëzve”, ka theksuar Ismaili.

BQK bëri të ditur se kjo nismë reflekton edhe dimensionin social të parimeve ESG të përfshira në Planin Strategjik të institucionit, përmes promovimit të solidaritetit, përgjegjësisë sociale dhe angazhimit vullnetar në dobi të komunitetit.

Institucioni ka falënderuar Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut për bashkëpunimin dhe organizimin e aktivitetit, si dhe profesionistët shëndetësorë për përkushtimin dhe shërbimin e tyre.

BQK ka shprehur mirënjohje edhe për personelin e saj për kontributin në këtë nismë, duke theksuar se do të vazhdojë të kultivojë një kulturë organizative të bazuar në profesionalizëm, integritet, solidaritet dhe përgjegjësi ndaj komunitetit.

“Dhuro gjak, shpëto jetë!”, ishte mesazhi përmbyllës i aktivitetit./Telegrafi/