Goditje për Kosovën para Izraelit, Hajdari largohet nga grumbullimi, Avdullahu lirohet përkohësisht

Sport

Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Austrisë. FFK ka njoftuar se mbrojtësi është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve” në Debrecen, pasi është konstatuar se nuk do të arrijë të rikuperohet në kohë nga lëndimi. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor […]

Madhësia e shkronjave

Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Austrisë.

FFK ka njoftuar se mbrojtësi është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve” në Debrecen, pasi është konstatuar se nuk do të arrijë të rikuperohet në kohë nga lëndimi.

Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta rikuperuar futbollistin, Hajdari nuk do të jetë i gatshëm për përzgjedhësin Franco Foda në këto dy përballje.

Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht nga grumbullimi është liruar edhe mesfushori Leon Avdullahu.

Sipas FFK-së, Avdullahu pritet t’i bashkohet ekipit përsëri sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kosova fillimisht do të përballet me Izraelin, ndërsa më pas e pret sfida ndaj Austrisë./Telegrafi/