Mourinho refuzoi një ofertë të madhe për rikthimin te Real Madridi

Sport

Jose Mourinho e kishte mundësinë të merrte drejtimin e Portugalisë, por në fund zgjodhi rikthimin te Real Madridi, sipas gazetarit Jose Felix Diaz. Sipas raportimeve, në prill të vitit 2026 Federata Portugeze e Futbollit e kishte kontaktuar Mourinhon për ta emëruar përzgjedhës të Portugalisë, pasi largimi i Roberto Martinez tashmë ishte vendosur. Në atë kohë, […]

Madhësia e shkronjave

Jose Mourinho e kishte mundësinë të merrte drejtimin e Portugalisë, por në fund zgjodhi rikthimin te Real Madridi, sipas gazetarit Jose Felix Diaz.

Sipas raportimeve, në prill të vitit 2026 Federata Portugeze e Futbollit e kishte kontaktuar Mourinhon për ta emëruar përzgjedhës të Portugalisë, pasi largimi i Roberto Martinez tashmë ishte vendosur.

Në atë kohë, Mourinho ishte ende trajner i Benficas, me kontratë deri në vitin 2027.

Bisedimet mes palëve kishin avancuar, por situata ndryshoi kur Florentino Perez telefonoi trajnerin portugez.

Presidenti i Real Madridit vendosi ta rikthente Mourinhon në “Santiago Bernabeu”, këtë herë për të zëvendësuar Alvaro Arbeloan.

Mourinho e pranoi ofertën e klubit madrilen dhe u largua nga Benfica, pasi Real Madridi aktivizoi klauzolën e tij të lirimit.

Rikthimi u zyrtarizua më 11 qershor, me trajnerin që firmosi kontratë deri më 30 qershor 2029.

Në anën tjetër, Portugalia duhej të gjente një alternativë dhe përfundimisht ia besoi ekipin kombëtar Jorge Jesusit.

Një nga faktorët e marrë në konsideratë ishte edhe përvoja e tij me Cristiano Ronaldon.

Për Mourinhon, ky është rikthimi i dytë në stolin e Real Madridit, pas periudhës së parë nga viti 2010 deri më 2013.

Interesimi i Portugalisë për të nuk ishte i ri, edhe në vitin 2012 kur Mourinho drejtonte Real Madridin, federata portugeze kishte tentuar ta bindte atë të merrte drejtimin e kombëtares duke vazhduar njëkohësisht punën te klubi madrilen, por atëherë marrëveshja ishte penguar nga Real Madridi.

Në vitin 2026, megjithatë, situata ishte ndryshe, Real Madridi e kërkoi Mourinhon me kohë të plotë dhe trajneri zgjodhi projektin e klubit spanjoll.

Benfica përfitoi 15 milionë euro nga aktivizimi i klauzolës së largimit.

Kështu, Mourinho do të vazhdojë punën në Madrid deri në vitin 2029, ndërsa Portugalia do ta nisë këtë kapitull me Jorge Jesusin në krye. /Telegrafi/