Të paktën 62 persona kanë humbur jetën pas ditësh me reshje të dendura dhe përmbytje në shtetin Uttar Pradesh, në veri të Indisë, njoftuan autoritetet.
Rreth 46 persona janë lënduar, ndërsa më shumë se 1,000 shtëpi janë dëmtuar.
Shkollat u mbyllën në disa zona, përfshirë kryeqytetin Lucknow, ndërsa ekipet e shpëtimit po evakuojnë banorët nga zonat e përmbytura.
Përmbytjet kanë prekur edhe shtetin Odisha, ku mbi 75,000 persona janë evakuuar në zona më të sigurta.
Ndërkohë, në Nepalin fqinj, 21 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut gjatë ditëve të fundit.
Pesë persona rezultojnë të zhdukur dhe dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar.
Nepali ende po përballet me pasojat e përmbytjeve katastrofike të gushtit, ku më shumë se 1,400 persona humbën jetën dhe rreth 6,000 rezultojnë ende të zhdukur. /Telegrafi/






