Vesa Vllasaliu ishte e pranishme mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, ku ndoqi nga afër përballjen mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.
Ajo u shfaq në tribuna duke mbështetur nga afër Kombëtaren shqiptare në këtë sfidë.
Prania e saj në stadium tërhoqi vëmendje, veçanërisht pasi u pa me vajzën e tyre.
Sulmuesi u aktivizua në pjesën e dytë të takimit dhe ishte pjesë e festës pas përfundimit të ndeshjes.
Në fund, Shqipëria siguroi një fitore me rezultatin 2-0 ndaj Bjellorusisë, duke i dhënë tifozëve të pranishëm në stadium një tjetër moment feste.
Pas vërshëllimës së fundit, momenti më i veçantë për familjen Daku erdhi në fushë.
Daku mori vajzën e tij në krahë dhe së bashku festuan fitoren, derisa futbollisti përshëndeti edhe tifozët në “Air Albania”.
Pamjet e çiftit dhe të voglës në stadium u komentuan e u bënë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/






