Azerbajxhani tërheq 10.8 miliardë dollarë investime, nga Al te energjia

Bota

Azerbajxhani ka siguruar marrëveshje biznesi me vlerë rreth 10.8 miliardë dollarë në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve në Baku, ku morën pjesë disa nga menaxherët më të mëdhenj të investimeve në botë. Ministri i Ekonomisë, Mikayil Jabbarov, tha se janë nënshkruar 26 kontrata në fusha të ndryshme, nga Al dhe energjia, te prodhimi dhe infrastruktura. Forumi […]

Madhësia e shkronjave

Azerbajxhani ka siguruar marrëveshje biznesi me vlerë rreth 10.8 miliardë dollarë në Forumin Ndërkombëtar të Investimeve në Baku, ku morën pjesë disa nga menaxherët më të mëdhenj të investimeve në botë.

Ministri i Ekonomisë, Mikayil Jabbarov, tha se janë nënshkruar 26 kontrata në fusha të ndryshme, nga Al dhe energjia, te prodhimi dhe infrastruktura.

Forumi synon të tërheqë më shumë kapital të huaj në sektorë përtej naftës dhe gazit.

Mes fushave të identifikuara për investime janë transporti, energjia e rinovueshme, teknologjia, bujqësia, turizmi dhe infrastruktura.

Në forum morën pjesë kompani të mëdha ndërkombëtare si BlackRock, Global Infrastructure Partners dhe Brookfield Asset Management, të cilat së bashku menaxhojnë triliona dollarë në asete.

Presidenti Ilham Aliyev tha se sektori joenergjetik përbënte 72% të GDP-së së Azerbajxhanit në vitin 2025, ndërsa investimet në energji vijojnë të kenë një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Baku po synon gjithashtu të pozicionohet si një nyje strategjike mes Azisë Qendrore, Kaukazit Jugor, Turqisë dhe tregjeve evropiane, duke promovuar projekte në porte, hekurudha, korridore transporti, energji të rinovueshme, qendra të të dhënave dhe turizëm.

Tashmë, sfida për Azerbajxhanin është që marrëveshjet e nënshkruara dhe investimet e paralajmëruara në forum të shndërrohen në projekte konkrete. /Telegrafi/