Kombëtarja e Shqipërisë ka kaluar në epërsi ndaj Bjellorusisë.
“Kuq e Zinjtë” morën avantazhin me plot meritë pas 32 minutave lojë, në sfidën që ishin tepër të baraspeshuar.
Ishte Kristjan Asllani që shënoi nga penalltia për të kaluar Shqipërinë në epërsi (32’), pasi një nga lojtarët e Bjellorusisë shkaktoi 11-metërsh me një ndërhyrje të panevojshme.
Kësisoj, Shqipëria merr epërsinë dhe duhen pikët e plota për ta nisur mbarë këtë cikël të Ligës së Kombeve./Telegrafi/






