Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar edhe golin e dytë në sfidën ndaj Bjellorusisë.
Ishte Ernest Muçi që përfitoi nga gabimi amator i mbrojtjes mysafire për të dyfishuar epërsinë.
Pas një pasimi të Hysajt, ylli i Trabzonsporit nuk dështoi përballë portierit për të qetësuar tifozët dhe i dhënë epërsinë e dyfishtë “Kuq e Zinjve”.
Kësisoj, Shqipëria po dhuron spektakël këto 45 minuta ndërsa po vazhdon drejt fitores së parë nën epokën Maran./Telegrafi/






