Ernim Ibrahimi dhe MC Kresha kanë bashkuar forcat për të sjellë projektin e tyre më të ri muzikor, të titulluar “Malli”.
Kënga është publikuar zyrtarisht së bashku me videoklipin në kanalin e SBS Entertainment.

Producent i projektit muzikor është Çelik Lipa, ndërsa tekstin e këngës e kanë realizuar MC Kresha, Çelik Lipa dhe Flakron Voca.
Pjesë e veçantë e videoklipit është Elijona Binakaj, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, e cila është protagoniste e klipit dhe shfaqet në disa prej skenave të tij.
Projekti i ri muzikor vjen si një bashkëpunim mes Ernim Ibrahimit dhe MC Kreshës, ndërsa videoklipi tashmë është publikuar për publikun. /Telegrafi/





