Vetura ikonike e përdorur në filmin Batman Returns të vitit 1992 do të dalë në ankand më 23 nëntor në Los Angeles dhe online.
Julien’s Auctions vlerëson se vetura mund të shitet për 5 deri në 7 milionë dollarë, duke vendosur potencialisht një rekord të ri për veturat e përdorura në filma.
Chevrolet Impala është e pajisur me një motor V8 Chevrolet dhe transmision automatik me tre shpejtësi.
Bëhet fjalë për versionin “Hero Batmobile”, pra veturën që është përdorur realisht në shumicën e skenave të drejtimit në film.
Pas xhirimeve, ajo u shfaq në premierën e filmit dhe më vonë u ekspozua në Marconi Automotive Museum.
Rekordi aktual për një Batmobile mbahet nga modeli i serialit televiziv të viteve ’60, i cili u shit për 4.2 milionë dollarë.
Nëse ky Batmobile arrin vlerësimin maksimal prej 7 milionë dollarësh, mund ta thyejë këtë rekord.
Ankandi do të përfshijë gjithashtu kostume, rekuizita dhe materiale të tjera nga historia e Batman në kinema. Për shkak të përmasave dhe kostove të mirëmbajtjes, vetura pritet të përfundojë në koleksionin e një koleksionisti ose institucioni, dhe jo në rrugë. /Telegrafi/






