Ndihmësi i Artetës konfirmon interesimin e Arsenalit për Vinicius Junior

Sport

Arsenali kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të Vinicius Junior gjatë afatit të fundit kalimtar, ka konfirmuar Miguel Molina, një nga ndihmësit e trajnerit Mikel Arteta. Anëtari i stafit teknik të klubit londinez e zbuloi këtë në një intervistë për Radio MARCA, duke bërë të ditur se ylli i Real Madridit ishte një nga emrat e […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali kishte shqyrtuar mundësinë e transferimit të Vinicius Junior gjatë afatit të fundit kalimtar, ka konfirmuar Miguel Molina, një nga ndihmësit e trajnerit Mikel Arteta.

Anëtari i stafit teknik të klubit londinez e zbuloi këtë në një intervistë për Radio MARCA, duke bërë të ditur se ylli i Real Madridit ishte një nga emrat e konsideruar nga Arsenali, para se braziliani të rinovonte kontratën me “Los Blancos”.

“Ishte një emër që ishte në tavolinë, po”, deklaroi Molina, kur u pyet për interesimin e Arsenalit për Viniciusin.

Molina foli gjithashtu për mënyrën e punës së Mikel Artetës në krye të skuadrës londineze, duke e përshkruar spanjollin si një trajner tejet kërkues dhe të përkushtuar.

“Ai është i pari që vjen dhe i fundit që largohet. Është shumë intensiv, është një person jashtëzakonisht kërkues”, tha Molina.

Ai vlerësoi gjithashtu aftësinë e Artetës për të nxjerrë maksimumin nga futbollistët dhe anëtarët e stafit të tij.

Duke folur për atmosferën në dhomën e zhveshjes së Arsenalit, Molina theksoi se uniteti dhe shoqëria brenda ekipit janë ndër elementet kryesore të skuadrës.

Sipas tij, te Arsenali mbizotëron ideja se interesi i ekipit vjen mbi gjithçka tjetër. /Telegrafi/