Tenori me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, ka një mesazh për ju!

Magazina

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, ka ndarë një mesazh të veçantë për publikun, para nisjes së turneut të tij “PASSION & ORIGIN”. Përmes videos, Lahaj fton publikun të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi muzikor, i cili sjell në skenë këngë ikonike dhe muzikën që ka formësuar rrugëtimin e tij artistik, nga rrënjët deri […]

Madhësia e shkronjave

Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, ka ndarë një mesazh të veçantë për publikun, para nisjes së turneut të tij “PASSION & ORIGIN”.

Përmes videos, Lahaj fton publikun të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi muzikor, i cili sjell në skenë këngë ikonike dhe muzikën që ka formësuar rrugëtimin e tij artistik, nga rrënjët deri te skenat ndërkombëtare.

Turneu “PASSION & ORIGIN” do të nisë më 10 tetor në Zürich, për të vazhduar më 30 tetor në Düsseldorf, më 8 nëntor në Vjenë dhe më 13 dhjetor në Toronto.

Biletat për koncertet janë në dispozicion në www.ramelahaj.com.

Shikoni më poshtë mesazhin e Rame Lahaj.