Momenti kur Kurti kërcen nga gëzimi pas golit të Muriqit ndaj Irlandës

Life/Bizare

Kosova e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur Irlandën me rezultat 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Golin e fitores e shënoi kapiteni Vedat Muriqi në minutën e 83-të. I pranishëm në stadium gjatë ndeshjes ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka publikuar një video nga momenti […]

Madhësia e shkronjave

Kosova e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kombeve, duke e mposhtur Irlandën me rezultat 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golin e fitores e shënoi kapiteni Vedat Muriqi në minutën e 83-të.

I pranishëm në stadium gjatë ndeshjes ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka publikuar një video nga momenti i golit të Muriqit.

Në pamjet e publikuara nga Kurti shihet atmosfera në tribunë pas golit të fitores, ndërsa kryeministri feston duke kërcyer së bashku me të pranishmit duke përfshirë kryetaren e Kuvendit. Albulena Haxhiut.

“Pak më shumë fat në fluturimin e topit, dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0. Urime futbollistëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme me Irlandën! Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti.

Me këtë fitore, Kosova ka marrë tri pikë në Grupin B3 të Ligës së Kombeve dhe renditet e dyta gjersa Austria kryeson me po aq pikë sa Dardanët.

Ndeshjen e radhës Kosova do ta zhvillojë më 27 shtator, në udhëtim ndaj Austrisë. /Telegrafi/