Kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit vazhdojnë, Maqedonci dhe Vengu ndjekin nga afër operacionin

Nacionale

<div><div><img width="433" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819599-kerkimet-per-gjetjen-e-trupit-te-30-vjecarit-vazhdojne-maqedonci-dhe-vengu-ndjekin-ng6984d2b1bc7f9.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="kerkimet-per-gjetjen-e-trupit-te-30-vjecarit-vazhdojne,-maqedonci-dhe-vengu-ndjekin-nga-afer-operacionin" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="433" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819599-kerkimet-per-gjetjen-e-trupit-te-30-vjecarit-vazhdojne-maqedonci-dhe-vengu-ndjekin-ng6984d2b1bc7f9.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="kerkimet-per-gjetjen-e-trupit-te-30-vjecarit-vazhdojne,-maqedonci-dhe-vengu-ndjekin-nga-afer-operacionin" loading="lazy"></p>Po vazhdon operacioni për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e ujit të lumit Mat në Shqipëri. Në këtë operacion të kërkim-shpëtimit që nga 29 janari është përfshirë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Atje sot ka qëndruar ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup</div>

Madhësia e shkronjave

Po vazhdon operacioni për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e ujit të lumit Mat në Shqipëri.
Në këtë operacion të kërkim-shpëtimit që nga 29 janari është përfshirë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Atje sot ka qëndruar ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci i cili së bashku me homologun e tij nga Shqipëria takuan ushtarakët nga të dyja shtetet që janë pjesë e operacionit.
“Sot së bashku me ministrin Pirro Vengu takuam ushtarakët e njësive të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit. Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga data 29 janar, ka zbarkuar në zonën e operacionit me njësinë e kërkim-shpëtimit me personel të specializuar për kërkime në ujëra, skanerë dhe dronë nënujorë. Kërkimet do të vazhdojnë dhe personeli ynë është në krye të detyrës”, shkruan Maqedonci në Facebook.