Gjilani i dhuron Novobërdës autoambulancë dhe pajisje mjekësore

Rajon

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se Komuna e Gjilanit do t’i dhurojë Komunës së Novobërdës një autoambulancë dhe pajisje të tjera mjekësore. Hyseni ka bërë të ditur se sot, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Novobërdës, Abdyl Gashi, kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e këtij donacioni. Sipas Hysenit, donacioni synon […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se Komuna e Gjilanit do t’i dhurojë Komunës së Novobërdës një autoambulancë dhe pajisje të tjera mjekësore.

Hyseni ka bërë të ditur se sot, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Novobërdës, Abdyl Gashi, kanë nënshkruar marrëveshjen për realizimin e këtij donacioni.

Sipas Hysenit, donacioni synon të kontribuojë drejtpërdrejt në ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Novobërdës.

“Ky donacion do të ndihmojë drejtpërdrejt në ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Novobërdës”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet dy komunave mbetet i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit dhe mirëqenien e banorëve. /Telegrafi/