Fati në anën e Irlandës, Kosova dominon çdo aspekt në pjesën e parë

Sport

Kombëtarja e Kosovës lehtë mund të kishte epërsinë pas pjesës së parë, por fati ishte në anën e Irlandës. “Dardanët” dhuruan spektakël për të krijuar plot raste por që assesi s’e gjetën golin. Vedat Muriqi tentoi dy herë, me mbrojtësin kundërshtar që reagoi në fund për ta larguar topin nga porta. Pastaj edhe Veldin Hoxha […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Kosovës lehtë mund të kishte epërsinë pas pjesës së parë, por fati ishte në anën e Irlandës.

“Dardanët” dhuruan spektakël për të krijuar plot raste por që assesi s’e gjetën golin.

Vedat Muriqi tentoi dy herë, me mbrojtësin kundërshtar që reagoi në fund për ta larguar topin nga porta.

Pastaj edhe Veldin Hoxha e kishte një mundësi të mirë shënimi, sidoqoftë, sërish mbrojtja në vendin e duhur për të mos lejuar topin të shkonte në rrjetë.

Në përgjithësi, Kosova kishte tetë tentime në krahasim me Irlandën që u mbrojt gjatë tërë kohës për të provuar disa kundërsulme që gjithashtu ishtin të pasuksesshme./Telegrafi/