Kombëtarja e Kosovës U21 ka shënuar fitore në udhëtim te San Marino, në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian U21 2-27.
“Dardanët” e rinj ishin larg më të mirë për të dominuar në të gjitha aspektet, për të fituar me rezultat 0-3.

Talenti Faton Ademi shënoi një gol të bukur pas asistimit të Blerton Isufit për të kaluar Kosovën në epërsi (28’).
Ademi u përkujdes edhe për golin e dytë pas një gabimi në mbrojtje (59’).
Kurse, i inkuadruari Laurent Xhylani e vulosi fitoren pas një asistimi të Ademit (62’).
Me këtë triumf, Kosova U21 zë pozitën e katërt me 11 pikë ndërsa San Marino mbetet në fund pa pikë./Telegrafi/





