Zbulime të reja arkeologjike në Tepelenë, dalin në dritë dy mozaikë antikë

Nacionale

Gërmimet arkeologjike në kuadër të projektit “Arkeologji e peizazhit në zonën Memaliaj–Tepelenë dhe rrethinat 2026” kanë sjellë në dritë zbulime të rëndësishme në zonën e Qesaratit në Tepelenë. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Gjatë punimeve në terren, arkeologët kanë mundur të nxjerrin në […]

Madhësia e shkronjave

Gërmimet arkeologjike në kuadër të projektit “Arkeologji e peizazhit në zonën Memaliaj–Tepelenë dhe rrethinat 2026” kanë sjellë në dritë zbulime të rëndësishme në zonën e Qesaratit në Tepelenë.

Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Gjatë punimeve në terren, arkeologët kanë mundur të nxjerrin në pah mbetje të ambienteve rezidenciale, si dhe dy mozaikë që paraqiten pjesërisht të dëmtuar, të cilët sipas vlerësimeve paraprake i përkasin periudhës antike.

Në postimin e tij, Kryeministri Rama theksoj rëndësinë e këtyre gjetjeve për pasurimin e trashëgimisë kulturore dhe historike të zonës.

“Po punohet për dokumentimin, pastrimin dhe konservimin e këtyre zbulimeve, të cilat hedhin dritë mbi mënyrën e jetesës dhe historinë e kësaj zone në antikitet”, u shpreh ai.

Vlera e projektit të peizazhit arkeologjik

Projektet e arkeologjisë së peizazhit në rajonin e Memaliajt dhe Tepelenës synojnë të studiojnë zhvillimin historik, vendbanimet e hershme dhe rrjetet e komunikimit në luginën e Vjosës.

Zbulimet e reja në Qesarat pritet të shtojnë të dhëna të vlefshme për hartën arkeologjike të Shqipërisë jugore dhe të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të organizimit urban dhe jetesës rezidenciale të periudhës përkatëse.