Trajneri Liridon Leci ka marrë zyrtarisht drejtimin e klubit nga Gjakova, Vëllaznimi.
Vëllaznimi përmes një komunikate zyrtare njoftoi afrimin e Lecit, ndërsa nuk u bë e ditur se për sa kohë ka nënshkruar.
Mirëpresim në familjen kuqezi trajnerin Liridon Leci.
Me respekt për fanellën, me përkushtim dhe me punë, nisim së bashku”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, Vëllaznimi që ka për synim ngjiten në elitën e futbollit vendor zë pozitën e gjashtë pas gjashtë xhirove me nëntë pikë, pesë më pak se lideri Dinamo Ferizaj./Telegrafi/






