FFK publikon një video të bukur nga prapaskenat e foto sesionit të ekipit

Sport

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar pamje nga prapaskenat e foto sesionit të lojtarëve dardanë, ku vëmendje merr atmosfera e mirë dhe momentet e shumta të buzëqeshjes mes futbollistëve para ndeshjes me Irlandën. Pak orë para sfidës me Irlandën në kuadër të Ligës së Kombeve, në kampin e Kosovës duket se mbizotëron një […]

Madhësia e shkronjave

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar pamje nga prapaskenat e foto sesionit të lojtarëve dardanë, ku vëmendje merr atmosfera e mirë dhe momentet e shumta të buzëqeshjes mes futbollistëve para ndeshjes me Irlandën.

Pak orë para sfidës me Irlandën në kuadër të Ligës së Kombeve, në kampin e Kosovës duket se mbizotëron një atmosferë mjaft pozitive dhe e relaksuar.

Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës ka publikuar një video nga prapaskenat e foto sesionit të ekipit, ku shihen futbollistët duke pozuar dhe duke kaluar momente të këndshme së bashku.

Në pamje shfaqen disa prej emrave kryesorë të Dardanëve, përfshirë Edon Zhegrovën, Vedat Muriqin, Milot Rashicën, Meriton Korenicën, Lumbardh Dellovën, Amir Saipin dhe Leard Sadriun.

Në foto sesion janë parë edhe prurjet e reja të këtij grumbullimi, si Erblin Osmani, dhe Dion Kaçuri, ndërsa pjesë e këtij grupi është edhe Milot Avdyli.

Ajo që bie në sy në videon e publikuar nga FFK-ja është atmosfera brenda ekipit. Lojtarët shihen të buzëqeshur, duke komunikuar me njëri-tjetrin dhe duke e shijuar momentin para nisjes së aventurës së radhës me fanellën e Kosovës.

Pamjet japin një tjetër pasqyrë të harmonisë brenda grupit, teksa Dardanët tashmë e kanë mendjen te ajo që i pret në fushë.

Kosova e nis sonte kampanjën e saj në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45. /Telegrafi/