Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë.
Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, në përvjetorin e rënies së policit të Kosovës.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respektin e tyre për figurën dhe sakrificën e Afrim Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.
Bunjaku mbetet i kujtuar si një pjesëtar i Policisë së Kosovës që humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa familja e tij vazhdon ta përkujtojë me krenari dhe dhimbje. /Telegrafi/





