Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka renditur prioritetet strategjike të Washingtonit, duke e cilësuar Evropën si prioritetin e katërt.
Whitaker tha se prioriteti i parë i SHBA-së është mbrojtja e territorit amerikan, ndërsa i dyti është hemisfera perëndimore.

Sipas tij, prioriteti i tretë është rajoni i Paqësorit, ndërsa Evropa renditet në vendin e katërt.
Megjithatë, Whitaker theksoi se kjo nuk nënkupton se Shtetet e Bashkuara po e braktisin Evropën.
“Numri katër është Evropa. Kjo nuk do të thotë se po e braktisim Evropën. Thjesht po u kërkojmë evropianëve të marrin më shumë përgjegjësi dhe të barazojnë kontributin e tyre”, tha ai.
Deklaratat vijnë në një kohë kur aleatët evropianë të NATO-s po përballen me presion në rritje për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të marrë një rol më të madh në sigurinë e kontinentit. /Telegrafi/





