Yll Limani me mesazh të fuqishëm para turmës së protestuesve: Heshtja sot, nesër bëhet harresë

Magazina

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, është ngjitur sonte në skenën e vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e tetë të protestave kundër Gjykatës Speciale në Hagë dhe vendimit për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para protestuesve, Limani mbajti një fjalim ku foli për rëndësinë e ruajtjes së kujtesës dhe […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtari i njohur shqiptar, Yll Limani, është ngjitur sonte në skenën e vendosur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e tetë të protestave kundër Gjykatës Speciale në Hagë dhe vendimit për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para protestuesve, Limani mbajti një fjalim ku foli për rëndësinë e ruajtjes së kujtesës dhe historisë së Kosovës, duke shprehur shqetësimin se historia e luftës mund të rrëfehet pa zërin e atyre që e kanë përjetuar atë.

“Që historia jonë me u shkru prej dikujt tjetër, e na me nejtë anash dhe me heshtë, mbrapa katër emrave që sot janë në Hagë është një gjeneratë, është një popull që e ka ditë shumë mirë çka domethënë me jetu pa lirinë”, tha Limani.

Ai theksoi se largësia e ish-krerëve të UÇK-së nga Kosova nuk përbën shqetësimin e vetëm, por edhe mënyra se si mund të përcillet historia e vendit te brezat e ardhshëm.

“E sot, kur i shohim ata larg Kosovës, nuk është na dhemb veç largësia. Na dhemb ideja që historia jonë mundet me u tregu pa neve. Na dhemb ideja që një ditë fëmijët tanë mujnë me mësu luftën tonë prej aktgjykimeve, e jo prej asaj që ky popull e ka jetu në lëkurën e vet”, u shpreh këngëtari.

Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms

Gjatë qëndrimit mes protestuesve, Limani ishte i veshur me një bluzë të zezë, në të cilën kishte të stampuar stemën e UÇK-së.

Protestat “Jo në emrin tim” po mbahen çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbeu”, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. /Telegrafi/