Cakolli: Nëse nuk zgjidhet Presidenti, kush do ta caktojë 8 ose 15 nëntorin për zgjedhje?

Nacionale

Eugen Cakolli ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se, praktikisht, pas zgjedhjeve institucionet përkatëse duhet të zgjedhen dhe formohen brenda një kornize rreth 90-ditëshe pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja. Sipas tij, ky interpretim e relativizon shkeljen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, por në të njëjtën kohë e pamundëson zvarritjen e […]

Madhësia e shkronjave

Eugen Cakolli ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se, praktikisht, pas zgjedhjeve institucionet përkatëse duhet të zgjedhen dhe formohen brenda një kornize rreth 90-ditëshe pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Sipas tij, ky interpretim e relativizon shkeljen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, por në të njëjtën kohë e pamundëson zvarritjen e pakontrolluar të formimit të institucioneve përmes moskonstituimit të Kuvendit.

“Praktikisht, Gjykata Kushtetuese paska thënë se pas zgjedhjeve, institucionet përkatëse duhet të zgjedhen dhe formohen brenda një kornize rreth 90-ditëshe pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka shtuar se kalimi i afatit për konstituimin e Kuvendit sjell si pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve të tjera kushtetuese.

Sipas Cakollit, një çështje mbetet ende e diskutueshme dhe e patrajtuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Në rastin aktual, çështja e diskutueshme dhe e patrajtuar nga Gjykata Kushtetuese mbetet se, sot dy javë, më 7 tetor, kush do ta caktojë 8 ose 15 nëntorin si datë të zgjedhjeve të reja, nëse eventualisht nuk arrihet të zgjidhet suksesshëm Presidenti?”, ka shkruar ai./Telegrafi.