Irena Sharac, ambasadorja e Serbisë në Spanjë, u bë objekt vëmendjeje pasi një video që qarkullonte në rrjetet sociale e shfaqte atë duke puthur flamurin holandez gjatë një aktiviteti publik në Madrid, me sa duket duke besuar se ishte flamuri serb.
Pasi puthi flamurin, Sharac u kthye nga kamera dhe ngriti tre gishta në një përshëndetje nacionaliste serbe. Videoja nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, përfshirë tallje dhe kritika ndaj ambasadores, transmeton Telegrafi.
Flamujt e Serbisë dhe të Holandës kanë të njëjtat tre ngjyra – të kuqe, të kaltër dhe të bardhë – por të renditura në mënyrë të ndryshme. Flamuri serb ka vija të kuqe, kaltra dhe të bardha, ndërsa flamuri holandez ka vija të kuqe, të bardha dhe kaltra.
Sharac shërben si ambasadore e Serbisë në Spanjë. Ajo e mori detyrën në vitin 2024 dhe ka punuar në diplomacinë serbe për më shumë se një dekadë, duke shërbyer më parë në Greqi dhe Kinë.
Emri i saj ishte shfaqur gjithashtu më parë në raportimet e mediave lidhur me parregullsi të pretenduara në konsumin e karburantit në Ambasadën e Serbisë në Athinë. /Telegrafi/






