Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe grupin parlamentar.
Mbledhja zhvillohet një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike do të marrë një vendim lidhur me zhvillimet e një dite më parë, pas masës së sigurisë ndaj shefes së SHISH, Vlora Hyseni.
Takimi pritet të fokusohet te qëndrimi politik i partisë dhe hapat që do të ndërmerren në vijim./euronews/






