A operohet strabizmi me laser? Sqaron oftalmologia-strabologe Mirlinda Kubati

shendetesi

Një nga keqkuptimet më të shpeshta te qytetarët lidhet me mënyrën se si trajtohet strabizmi, apo devijimi i syrit. Shpesh besohet se ky problem mund të zgjidhet me laser, mirëpo sipas strabologes Mirlinda Kubati, kjo nuk është e saktë. Për këtë temë, Kubati ka folur në episodin e 89-të të podcastit “Shëndeti në rend të […]

Madhësia e shkronjave

Një nga keqkuptimet më të shpeshta te qytetarët lidhet me mënyrën se si trajtohet strabizmi, apo devijimi i syrit. Shpesh besohet se ky problem mund të zgjidhet me laser, mirëpo sipas strabologes Mirlinda Kubati, kjo nuk është e saktë.

Për këtë temë, Kubati ka folur në episodin e 89-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati.

Duke folur për operacionet e strabizmit, ajo tha se metoda operative nuk ka ndryshuar në thelb dhe se strabizmi nuk trajtohet me laser.

“Realisht, operacioni i strabizmit, metoda operative është e njëjtë. Nuk operohet strabizmi me laser”, tha Kubati.

Sipas saj, ky keqkuptim mund të jetë krijuar edhe nga reklamat apo mënyra se si qytetarët informohen për ndërhyrjet në sy.

“Ka njëfarë dileme në popull, për shkak të reklamave të ndryshme ndoshta. A e bëni me laser?”, u shpreh ajo.

Kubati sqaroi se operacioni i strabizmit bëhet me metodë klasike kirurgjikale dhe jo me laser, pasi ndërhyrja lidhet me muskujt e syrit.

“Operacioni i strabizmit nuk bëhet me atë. Është metodë klasike që operohet, siç është operuar”, tha ajo.

Ajo shtoi se ekzistojnë lloje të ndryshme të qasjes dhe punës në muskuj, por jo trajtim me laser për këtë problem.

“Nuk operohet me laser”, theksoi Kubati.

E pyetur nëse qytetarët duhet ta kenë të qartë se strabizmi nuk operohet me laser, ajo dha një përgjigje të prerë.

“Operacioni i strabizmit, askund në botë, nuk operohet me laser”, tha Kubati.

Për më shumë shikoni podcastin “Shëndeti në rend të parë”: