Gaboi rëndë ndaj Racingut, Flick i del në mbrojtje lojtarit të Barcelonës me një mesazh të qartë

Sport

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, doli në mbrojtje të Wojciech Szczesnyt pas gabimit të portierit polak në golin e dytë të Racing Santanderit, në fitoren 7-2 të katalunasve në “Spotify Camp Nou”. Szczesny u aktivizua në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Joan Garcían, i cili u detyrua të largohej nga fusha për shkak të shqetësimeve […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, doli në mbrojtje të Wojciech Szczesnyt pas gabimit të portierit polak në golin e dytë të Racing Santanderit, në fitoren 7-2 të katalunasve në “Spotify Camp Nou”.

Szczesny u aktivizua në pjesën e dytë, duke zëvendësuar Joan Garcían, i cili u detyrua të largohej nga fusha për shkak të shqetësimeve në gju.

Në pjesën e dytë, portieri polak u përfshi në një situatë të pafavorshme gjatë largimit të topit, tentoi të driblonte Zabirin, por sulmuesi i Racingut ia rrëmbeu topin dhe shënoi për 4-2.

Megjithatë, Flick e minimizoi gabimin dhe publikisht i dha mbështetje portierit të tij.

“Ai bëri një gabim, po, por të gjithë bëjmë gabime. Është normale në jetë, këto gjëra ndodhin”, deklaroi trajneri gjerman në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Flick insistoi se gabimi nuk do të ndikojë në statusin e Szczesnyt në skuadër.

“Szczesny do të mbetet portieri ynë i dytë. Herën tjetër do të bëjë më mirë. Ky është futbolli”, shtoi ai.

Trajneri i Barcelonës foli edhe për gjendjen e Joan Garcías, duke bërë të ditur se portieri do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e saktë të shqetësimit në gju.

Megjithatë, Flick shpreson që García të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në La Liga ndaj Sevillas./Telegrafi/