Një numër qytetarësh janë mbledhur në Hagë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Turma është nisur në drejtim të objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndërsa në zonë janë parë forca të shtuara të Policisë së Holandës.
Raportohet se disa protestues kanë hipur edhe mbi autobusë.
Qytetarët e mbledhur kanë shprehur revoltën e tyre pas vendimit të gjykatës dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar të afrohen drejt objektit të Gjykatës Speciale.
Ndërkohë, organizatorët e tubimit u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin incidentet. /Telegrafi/






