Çitaku nga Haga: Kosova ju pret, çlirimtarë

Nacionale

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar nga Haga ku nesër pritet shpallja e vendimit për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka përshkruar atmosferën në rrugët e Hagës, duke theksuar pjesëmarrjen e qytetarëve të moshave të ndryshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. “Sot, rrugëve […]

Madhësia e shkronjave

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar nga Haga ku nesër pritet shpallja e vendimit për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka përshkruar atmosferën në rrugët e Hagës, duke theksuar pjesëmarrjen e qytetarëve të moshave të ndryshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Sot, rrugëve të Hagës, takon të rinj e të reja, të moshuar, gra e fëmijë. Të veshur me tri shkronja të arta: UÇK”, ka shkruar Çitaku.

Ajo tha se në fytyrat e tyre vërehen emocione të ndryshme, nga buzëqeshja e shpresa deri te frika dhe ankthi.

“Një pritje e madhe. Një peshë që ndihet në ajër. Por mbi të gjitha, besim në drejtësi”, ka deklaruar Çitaku.

Në fund të reagimit, ajo ka përcjellë një mesazh për ish-pjesëtarët e UÇK-së: “Kosova ju pret, çlirimtarë.” /Telegrafi/