Rodri zbulon emrin e lojtarit që do të dëshironte ta transferonte te Barcelona

Sport

Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka zbuluar se Raphinha është një prej lojtarëve që e ka befasuar më së shumti që prej transferimit të tij te katalanasit, duke mbetur veçanërisht i impresionuar nga gjendja fizike e brazilianit. Në një intervistë për Mundo Deportivo, 30-vjeçari foli për disa prej bashkëlojtarëve të tij dhe tregoi përshtypjet e para […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka zbuluar se Raphinha është një prej lojtarëve që e ka befasuar më së shumti që prej transferimit të tij te katalanasit, duke mbetur veçanërisht i impresionuar nga gjendja fizike e brazilianit.

Në një intervistë për Mundo Deportivo, 30-vjeçari foli për disa prej bashkëlojtarëve të tij dhe tregoi përshtypjet e para nga dhoma e zhveshjes së Barcelonës, ku shumë prej lojtarëve ishin të rinj për të.

Njëri prej tyre ishte pikërisht Raphinha, me të cilin Rodri nuk kishte luajtur më parë.

Braziliani, i cili nën drejtimin e Hansi Flickut po përdoret edhe si sulmues qendror, e ka impresionuar mesfushorin spanjoll me paraqitjet dhe intensitetin e tij.

“Raphinha më befasoi shumë. Jo sepse nuk e njihja si lojtar, por ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe gjendja në të cilën ndodhet është fantastike”, deklaroi Rodri.

Por Rodri nuk u ndal vetëm te Raphinha. I pyetur se cilin lojtar do të dëshironte ta shihte te Barcelona për ta forcuar repartin ofensiv, ai përmendi një emër që e njeh shumë mirë nga koha e kaluar së bashku te Manchester City, Julian Alvarez.

“Është një lojtar i mrekullueshëm. Patjetër që do ta transferoja Julianin. Kam pasur fatin të luaj me të për dy vjet dhe e shoh si një lojtar të jashtëzakonshëm”, u shpreh Rodri.

Spanjolli vlerësoi gjithashtu aftësinë e Alvarez për të luajtur në pozicione të ndryshme në sulm, duke theksuar se argjentinasi mund të aktivizohet pas sulmuesit, si sulmues i dytë, por edhe në mesfushë.

“Për mua, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”, përfundoi Rodri./Telegrafi/